1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ndarjet në VV për martesat e gjinisë së njëjtë, Kusari: Nuk do të kemi më situata të tilla

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetur sërish për kalimin e Kodit Civil, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Ajo tha se moskalimi i tij ka qenë për rrethana të ndryshme, derisa tregoi edhe për ndasitë në mendime brenda GP-së sa i përket kësaj çështje.

“Munden me qenë disa prej rrethanave që përsëriten, por në rastin e Kodit Civil kanë qenë kombinim i të dyjave. Ka pasë ndryshime në mendime përbrenda Grupit Parlamentar, por gjithashtu ka pasë deputetë që nuk kanë qenë prezentë në Kosovë, si pasojë e udhëtimeve të paralajmëruara dhe planifikuara me kohë”.

Shefja e GP-së së VV-së foli edhe për mënyrën se si i marrin vendimet për votimin në Parlament.

“Nëse më pyet nëse a ka diversitet të mendimeve, në Grupin Parlamentar të VV-së kemi diskutime dhe debate të vazhdueshme në raport me pikat që i shqyrtojmë dhe pastaj dakordim për formën dhe mënyrën e votimit”.

Kusari-Lila tha se është e kuptueshme natyra e një teme të tillë dhe mendimet ndryshe të deputetëve brenda grupit.

“Në situata të tilla, ne natyrisht që e kuptojmë edhe kompleksitetin e temave, Kodi Civil është një proces që e kemi ditur që në prezantimin publik edhe të opozitës që fare nuk marrin pjesë dhe kanë dashtë të shohin qëndrimin e Grupit tonë Parlamentar, është ditur që në pak vota mund të jetë diferenca dhe ajo u tregua në mossukses të kalimit, por që në rrethana tjera besoj që është një formë demokratike e vendimmarrjes dhe stabilitet në vendimmarrje. Nuk e shohim që përsëritet ose do të kemi situata të tilla, kanë qenë krejtësisht rrethana që lidhen edhe me afatet apo planet e udhëtimeve të deputetëve që kanë qenë të paralajmëruara shumë kohë më parë, ndërsa agjendat me tema me rëndësi kanë ardhur në ditë të tilla”.

Kusari-Lila foli edhe për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, duke thënë se këtë nuk e kundërshtojnë për inate politike, por për shkak të pasojave ekonomike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img