3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Ndarja mes kombit dhe fesë”, Hoxhë Maliqi: Të qenit shqiptar nuk na bën më pak mysliman

Hoxhë Labinot Maliqi i pyetur për dallimin mes kombit dhe fesë, dhe se cila ka përparësi apo nëse mund të ketë një ndarje mes tyre, ka thënë se kjo si temë nuk duhet të diskutohet pasi sipas tij, është e panevojshme për shkak se asnjëherë nuk ka pasur plasaritje, apo diçka që e cenon njërën apo tjetrën.

Ai ka thënë se të qenit shqiptar nuk na bën më pak mysliman, e as të qenit mysliman nuk na bën më pak shqiptar.

“Ne jemi krenar me identitetin tonë edhe kombëtar edhe fetar, prandaj këto dyja shkojnë bashkë dhe nuk ndahen me njëra tjetrën”, është shprehur ai në emisionin Debat Plus.

“Zoti i madhëruar në Kuran e përmend që o ju njerëz në ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju ndamë në popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Feja nuk e përjashton kombin njëkohësisht edhe kombi nuk duhet ta përjashtoj fenë”.

“Mendoj se kjo si temë nuk duhet të diskutohet se mund të krijojë përçarje, kjo si temë mendoj që është padobishme dhe e panevojshme për shkak se asnjëherë nuk kemi pasur plasaritje, apo diçka që e cenon njërën apo tjetrën duke aluduar apo duke u thirrur në njërën apo tjetrën”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img