0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ndarja e shtesave për mjekët, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë del me reagim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin për shtesat e përfituara nga mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor.

Në reagimin thuhet në këto shtesa nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e sistemit shëndetësor.

Pas njoftimit të marr nga anëtarësia e saj mbi shtesën e përfituar nga mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor dhe pas analizës së bërë të nenit 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4,nenit 30 të Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik si dhe Rregullores nr.03/2023 për shtesën e nënpunësve të sistemit shëndetësor, shpreh shqetësimin e saj duke qenë se kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me qëllimin e saj. Sepse në këtë rregullore po edhe në Ligj qartazi theksohet se përfitues të kësaj shtese janë gjithë nëpunësit e sistemit shëndetësor që kanë zgjedhur të punojnë në sektorin publik”, thuhet në reagim.

Ata kanë thënë se janë të indinjuar, pasi që nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nëpunësve të sistemit shëndetësor duke filluar nga infermierët, mjekët në specializim dhe mjekët e përgjithshëm.

Duke e parë dhe ditur punën dhe profesionalizimin e të gjitha këtyre kategorive të anashkaluar e me theks të veçantë të infermierëve, përfitimi i kësaj shtese do të ndikonte sado pak në plotësimin e hendekut të krijuar në raport me pagat aktuale”.

Tutje, në reagim thuhet se “frustrimi shtohet edhe më shumë kur ky veprim i realizuar në prag të festave ka ndikuar në shtimin e demotivimit dhe denigrimit të pjesës dërmuese të  nëpunësve të sistemit shëndetësor”.

Po ashtu, FSSHK tha se e konsideron si të qëllimshëm gjithë këtë proces.

FSSHK e siguron të gjithë anëtarësinë e saj se këtë çështje e cila për ne është diskriminuese, do ta atakojë në të gjitha instancat e lejuara me legjislacionin në fuqi”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img