2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Ndarja e 21 milionë eurove për “ContourGlobal”, Nikaj: Qeveria ka dështuar në fushën e energjisë

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka qenë kritik ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të paguar dëmshpërblimin prej 21 milion euro ndaj kompanisë “CounturGlobal”.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se ekzekutivi i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ka dështuar në fushën e energjisë.

“Përtej humbjes financiare, menaxhimi i munguar dhe i dështuar u projektit të termocentralit me kompaninë “CounturGloba”, ka shpërfaq edhe një herë mungesën totale të aftësisë të kësaj qeveri mbi të gjitha që të ndërtojë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për adresimin e nevojave të qytetarëve për energji”.

“Qeveria ka dështuar duke mos nisë asnjë projekt në këtë fushë, përveç projektit të termocentralit të ri, ka anuluar projektin e gazit natyral që është nisur dhe përkrahur nga MCC-ja. Rezultat i të gjitha këtyre dështimeve janë çmimet e larta të energjisë sot që qytetarët tonë i kanë në pagesën e faturave, si dhe mungesa e energjisë në muajt e dimrit”, ka thënë Nikaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img