Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër nga mëngjesi deri në mesditë do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve në hyrje të rrugëve që qojnë te Stadiumi i Prishtinës.
Sipas Policisë ndërpritet qarkullimi i automjeteve si nga hyrja e rrugës “Luan Haradinaj”, e cila qon te stadiumi, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate drejt stadiumit. Gjithashtu, nuk lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00, sot deri nesër
Krejt kjo për shkak se nesër do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Sipas njoftimit, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do t’iu drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”, thuhet në njoftim.