Aziz Gashi është ndaluar për 48 orën, nën dyshimin për vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në lagjen “Arbana” në Prizren.
Policia ka gjetur edhe një armë-pushkë automatike, që dyshohet se është përdorur për kryerjen e krimit.
Policia informoi se i dyshuari i arrestua në fshatin Tërpezë të Malishevës.
“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, ndërsa policia me autorizim të prokurorit të rastit vazhdon mbledhjen e provave dhe dëshmive”, thuhet në njoftimin e policisë.