3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ndalohet hyrja e studentëve serb në Prekaz

Tifozët e klubit të Drenicës “Shqiponjat e Zeza”, kanë njoftuar se pas iniciativës së  tyre dhe të disa pjesëtarëve të organizatës së veteranëve, gjatë ditës së diele ata kanë penguar hyrjen e studentëve serb në Prekaz.

“Shqiponjat e zeza të përkrahura nga qytetarët dhe pjesëtarë të organizatës së veteranëve u mblodhën sot për të bllokuar hymjen që qonë drejtë Memorialit të Prekazit. Edhe pas informacionit nga Policia e Kosovës (atyre që ishin prezent në turmë) se vizita e studentëve që kishte edhe studentë serb është anuluar për shkak të reagimit tonë publik, Shqiponjat e zeza do të jenë prezentë gjatë tërë ditës në vëzhgim të qytetit dhe Prekazit në mënyrë që nëse informacioni nuk është i saktë të pengojnë hyrjen e tyre. Çdo moment e më shumë po na u bashkohen njerëz”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Për këtë gjë tifo grupi “Shqiponjat e Zeza”,  thanë se këmba e këtyre studentëve nuk do të shkel në Prekaz, për shkak të të gjithë atyre pleqve, grave, fëmijëve e burrave të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm, nga forcat serbe.

“Ndjejmë obligim të informojmë studentët në fjalë që edhe pse në numër do të jenë pakicë këmba e tyre nuk shkelë nesër në Prekaz. Nuk duam t’ia dimë sa kohë ka kaluar, nuk duam t’ia dimë as për gjeneratat e reja “kurioze” të tyre, sepse po të ishin aq kurioz për Prekazin do mjaftonte t’i pysnin familjarët e tyre se si në ato varre prehen shumë pleq, gra, fëmijë e burra të gjakut tonë të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm”, kanë shkruar ata në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img