Site icon PrishtinaPress

Ndalohet drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, Maliq Berisha.

Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë”, njofton kjo prokuori.

Exit mobile version