Site icon PrishtinaPress

Ndalohet 21-vjeçari nga Turqia, pa autorizim ka hyrë një rezidencë në Ohër

Dje në ora 12:50 në SPB Ohër është ndaluar K. M. S. (21) nga Republika e Turqisë.

Nga MPB njoftojnë se ai paraprakisht, duke kapërcyer një gardh metalik, në mënyrë të paautorizuar ka hyrë në një objekt rezidence në bregdetin e Liqenit të Ohrit, duke vepruar në kundërshtim me urdhrin për hyrje të ndaluar.

“Atij i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit dhe me parashtresa përkatëse i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Ohër për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga policia.

Exit mobile version