Site icon PrishtinaPress

Ndalohen dy vetura me targa serbe, konfiskohen mallra të kontrabanduara

Në kuadër të planit operacional të Task Forcës, në zonën kufitare ‘Lindje’, Policia e Kosovës njofton se në dy raste të ndara ka bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra.

Me datën 27.06.2023 rreth orës 00:25 në hyrje të fshatit Pasjan është ndaluar vetura Mercedes me targa të Serbisë, e drejtuar nga i dyshuari M. S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë e drejtuar nga i dyshuari Z. I.

“Gjatë kontrollit tek vetura e parë janë gjetur dhe janë konfiskuar 35 arka x 20 shishe pije alkoolike, kurse tek vetura e dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithashtu 29 arka x 20 shishe pije alkoolike”, njofton policia.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, malli i konfiskuar është përcjellë në terminalin doganor, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga njësiti kompetent, njofton policia.

 

Exit mobile version