-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me COVID-19

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi  i dokumenteve”.

Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ashtu që në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë zënë në flagrancë dy të dyshuarit në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të COVID-19.

Të dyshuarit e lartcekur ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img