0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ndalohen 8 persona nga Serbia në Vushtrri, po inçizonin Kalanë e Qytetit

Policia e Kosovës ka ndaluar në mbajtje 8 persona nga Serbia, të cilët po inçizonin Kalanë e qytetit të Vushtrrisë.

Siç mëson Gazeta Online Veriu.info, personat e ardhur nga Serbia ishin duke e inçizuar Kalanë e qytetit, të cilët më pastaj kanë shkuar në Kishën Ortodokse Serbë që është në qytet, ku edhe janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në stacionin policor.

Sipas burimit të gazetës, mësohet se serbët nuk kanë pasur leje dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, por paraprakisht ata kanë qenë të informuar nga një qytetar se janë lajmëruar policia për rastin dhe prezencën e serbëve aty.

Në ndërkohë, mësohet se policia i ka ndaluar serbët, dhe janë në mbajtje në Stacionin e Policisë në Vushtrri. Sipas informatave të para, serbët e ndaluar janë paraqitur si persona të një organizate nga serbia.

Kujtojmë Kalaja e Qytetit është në listën e UNESCO-së dhe sipas rregullave duhet marrë leje paraprake nga organet kompetente për të bërë inçizime aty. /Veriu.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img