7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ndalohen 10 persona nën dyshimin për kryerje të veprave të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë dhjetë persona.

Si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona, si dhe ka paraqitur tre kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar.

Më tutje është bërë e ditur se Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Po ashtu Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img