2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ndalimi i “Mirëdita, Dobar dan”, reagon MPJD: Dëshmi se si regjimi autoritar i Vuçiqit funksionon

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar në lidhje me ndalimin e mbajtjes së edicionit të 11-të të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

Përmes një postimi në Facebook, nga MPJD-ja në Kosovë kanë thënë se ndalimi i këtij festivali është bërë me urdhër të ish-zëdhënësit të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, aktualisht Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq.

Duke shtuar se kjo është dëshmi e vazhdimit të politikës, mendësisë dhe veprimeve të regjimit të kaluar.

“Këtë fushatë të egër publikisht e nisi njeriu i listave të zeza dhe ish shefi i BIA, Vulin, të cilit pastaj iu bashkua ai që duhej të ishte në krye të organizimit të festivalit dhe mirëvajtjes së tij, Ministri i Kulturës, Nikola Selakoviq. Kjo dëshmon qartë se si regjimi autoritar i presidentit serb Vuçiq funksionon, dhe se ky regjim është vazhdimësi besnike e politikave, mendësisë dhe veprimeve kriminale të regjimit të Millosheviqit.” – thuhet në reagim.

Gjithashtu nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se kjo vërteton se Serbia është kundër cdo lloj dialogun me Kosovën.

“Ky vendim i qeverisë serbe vërteton edhe një herë se qeveria serbe është kundër çdo lloji dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojnë me gjuhën më të ashpër veprime të tilla të autoriteteve të Serbisë për ndalimin e festivalit i cili është mbajtur 10 herë, në Kosovë dhe Serbi dhe që kishte për qëllim të bashkonte artin, kulturën, aktivistë të të drejtave të njeriut e të paqes dhe që synonte të krijonte ura bashkëpunimi dhe nxiste ndërtimin e paqes në rajon.”

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi po përcjell nga afër të gjitha zhvillimet e fundit dhe do t’ju njoftojë në kohë reale për zhvillimet e reja mbi këtë çështje.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img