Serbia do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas vendimit të Kosovës për ndalimin e dinarit.
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha për RTS se nesër Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të KS të OKB-së për shkak të siç tha “tensioneve ekzistuese”.
Petkoviq theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti filloi një krizë.
Që nga 1 shkurti, përmes një rregullorje të Bankës Qendrore të Kosovës, e vetmja valutë me të cilën do të kryhen pagesat në Kosovë do të jetë euroja.