Site icon PrishtinaPress

Ndalimi i dinarit serb, Vuçiq mban takim sot me ministrat e tij

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të qeverisë serbe të martën në mbrëmje për të rënë dakord për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Beogradi në rast se Kosova e shfuqizon dinarin nga 1 shkurti, njoftoi Politika në faqen e saj të internetit.

“Politika”, duke iu referuar informacioneve jozyrtare, shkruan se takimi ka ndodhur për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar propozimin e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të QUINT-it për shtyjen e vendimit të ndalimit të dinarit serb.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të martën se ka folur me Kurtin për vendimin e Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarëve në pagesa me para në dorë.

“E kemi përmendur këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por do të njoftoheni (për këtë) sot”, tha Lajçak.

Pak javë më parë, Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë një dekret që kërkon që nga 1 shkurti, të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm në euro.

Exit mobile version