3.7 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Ndalimi i Agim Ademit, FFK ka vendosur të informojë UEFA-n dhe FIFA-n

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)  ka mbajtur sot mbledhjen tjetër urgjente nën drejtimin e nënkryetarit Bakir Burri, pas zhvillimeve të javës së kaluar në lidhje me kryetarin Agim Ademi dhe shqetësimet e krijuara në hotelin ku është i akomoduar ekipi kombëtar.

Këtë e ka bërë të ditur Komiteti ekzekutiv i FFK-së, përmes një njoftimi, përcjell Reporteri.net.

Sipas njoftimit në mbledhjet e kaluara, për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare se çfarë po ndodhë, KE i FFK-së nuk ka mundur të ndërmarrë asnjë veprim.

Por tani kur është informuar nga deklaratat publike nga policia dhe prokuroria lidhur me rastin si dhe informatat e marra, shpreh gatishmërinë dhe vullnetin që këto çështje, përveç në organet e hetuesisë, konform statutit dhe akteve normative t’i adresojë edhe në Komisionin Disiplinor dhe të Etikës të FFK-së, në mënyrë që çdo parregullsi apo shkelje potenciale, që mund të ketë ndodhur, të trajtohet me kujdesin dhe seriozitetin më të madh si dhe kërkon që ky komision të marrë verdiktin bazuar në aktet e saj normative.

“KE shpreh shqetësimin në lidhje me të gjitha veprimet që kanë ndodhur me datë 21 mars, në zyret e FFK-së dhe ndaj stafit të Kombëtares në hotelin ku është i akomoduar, nga disa policë civilë, të cilët kanë ndërhyrë pa u prezantuar fare dhe pa asnjë dokumentacion, gjë e cila dëshmohet edhe në komunikatën e policisë, sepse nuk ka pasur asnjë shkresë zyrtare deri më datën 22 mars 2023. Këto veprime pa bazë ligjore, KE do t’i adresojë pranë organeve përkatëse të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjithashtu, KE i FFK-së  ka njoftuar se ka vendosur që t’i informojë instancat më të larta ku bënë pjesë, UEFA-n dhe FIFA-n dhe t’ua paraqesë një raport të detajuar mbi zhvillimet e fundit dhe njëherësh t’i mbajë të informuara në vazhdimësi.

“KE edhe një herë rithekson gatishmërinë për të bashkëpunuar me çdo institucion të Kosovës, të UEFA-s dhe FIFA-s për adresimin e të gjitha çështjeve dhe parregullsive potenciale, të cilat kanë mundur të ndodhin, si pranë organeve të saj përkatëse, po ashtu edhe atyre shtetërore”, ka dekalruar KE i FFK-së.

Tutje kanë shprehur indinjatën lidhur me veprimet që kanë ndodhur në ambientet ku ishte kombëtarja e Kosovës, veprime këto të cilat e kanë fyer dinjitetin e kombëtares.

“Njëherësh, KE shpreh indinjatën në lidhje me veprimet dhe shqetësimet që kanë ndodhur në ambientet ku ishte Kombëtarja e Kosovës dhe në selinë e FFK-së, e që sipas bindjes së KE të FFK-së, një pjesë e tyre kanë qenë pa bazë ligjore dhe kanë fyer dinjitetin e ekipit dhe stafit të Kombëtares”, ka shtuar KE.

Në njoftim thuhet se shpresohet që këto shqetësime të sqarohen dhe organet kompetente të vendosin konform rregullave dhe procedurave dhe të ndihmojnë Kombëtaren e Kosovës dhe FFK-në në përfaqësimin e saj dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq e inkurajuan ekipin dhe stafin e Kombëtares që të mos ndikohen nga zhvillimet dhe të vazhdojnë të japin paraqitje dinjitoze në ndeshjen kundër kombëtares së Andorrës, ashtu sikurse në ndeshjen kundër kombëtares së Izraelit.

Kujtojmë se Agim Ademit i është caktuar nga Gjykata e Prishtinës masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndërsa me 22 mars, Agim Ademi ndalohet nga organet e drejtësisë për 48 orë.

Prokuroria e Prishtinës kishte njoftuar se Ademi po dyshohet se ka kryer dy vepra penale, keqpërdorimi i besimit dhe shmangie nga tatimi./Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img