Besart Selimi, këshilltar për media në kabinetin e kryetarit Alban Hysenit, tha për KALLXO.com se Hyseni e Aliu janë ndaluar prej policisë rreth dy orë, pa ndonjë arsye e më pas janë liruar.
Në anën tjetër, Selim Selimi, shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, tha për KALLXO.com se takimi nuk ka qenë politik, pasi kryetari i Gjilanit ishte nisur atje për të ngushëlluar zotin Arifi për vdekjen e vëllait.
“Kanë qenë për ngushëllime pasi kryetarit i ka vdekur vëllai, nuk ka qenë takim politik. Në pikën kufitare janë mbajtur gati dy orë dhe nuk u është dhënë ndonjë sqarim” – ka thënë për KALLXO.com, Selimi nga kabineti i Nagip Arifit.
Sipas tij, lirimi i tyre erdhi pas disa komunikimeve me zyrën ndërlidhëse në Beograd
“Janë liruar pasi është bërë presion dhe disa thirrje zyrtare, me zyrën ndërlidhëse në Beograd. “Aktualisht janë në Bujanoc dhe për pak nisen për Kosovë” – shtoi ai.
KALLXO.com ka tentuar të kontaktoj edhe kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni por, i njëjti nuk është përgjigjur deri në momentin e publikimit.