Site icon PrishtinaPress

Ndalimet e kosovarëve nga Serbia, Kurti: S’do kishte kuptim nëse Brukseli nuk do të reagonte

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pas zhvillimeve të fundit ku Serbia dje i ka ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, nuk është në pikëpyetje dialogu sa është Marrëveshja Bazike.

Kurti tha se Marrëveshja Bazike nuk po respektohet dhe po shkelet nga Beogradi.

“Dialogu ka qenë i suksesshëm, sepse e kemi Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Ohrit. Problemi është që kjo marrëveshje po shkelet”.

“Nuk kam informacion deri më tani se cilat krejt tema do të diskutohen sot në Bruksel, por kjo do të thotë që s’kam informacion se do të ketë tema të reja”, tha Kurti.

Për reagimin e Bashkimit Evropian të bërë dje ndaj situatës së krijuar nga Serbia, Kurti tha se nuk do të kishte asnjë kuptim më nëse Brukseli s’do të reagonte.

“Përshtypja ime është që bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të marrëveshje që janë bërë në Bruksel e Berlin. Prandaj, duket që Brukseli ka reaguar sepse nuk do të kishte kurrfarë kuptimi më nëse s’do të reagonte”, tha Kurti.

Exit mobile version