7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ndalesa ndaj Nexhat Krasniqit për të hyrë në ShBA, reagon Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas njoftimit se i është ndaluar hyrja në ShBA, Nexhat Krasniqit.

Hovenier në platformën X ka shkruar se ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit, raporton Klan Kosova.

“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Nexhat Krasniqi ka qenë drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img