Fetije Bytyqi, e cila ishte në pushim mjekësor ka humbur jetën në moshën 62-vjeçare.
Vdekjen e saj e kanë bërë të ditur kolegë të së ndjerës.
E ndjera për shumë vite kishte punuar në sektorin e ndërlidhjes me gjykatë dhe komunitet në Policinë e Kosovës, është vlerësuar për punën e bërë.
“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegës bashkpuntores ne Policin e Kosovës, stacioni Policor Suharekë”
Varrimi i Fetijes, bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit.
