Site icon PrishtinaPress

Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtarja e njohur, Zahara

Këngëtarja afro-pop e Afrikës së Jugut, fituese e çmimeve, Bulelwa Mkutukana, e njohur gjerësisht si Zahara, ka vdekur.

Ajo kishte qenë e shtirë në spital, pasi thuhet se kishte komplikime të mëlçisë.

Këngëtarja fitoi famë në vitin 2011 me albumin e saj Loliwe, i dashur në të gjithë Afrikën.

Në vitin 2019, Zahara foli për betejën e saj me varësinë ndaj alkoolit.

Muajin e kaluar, familja konfirmoi se ajo ishte pranuar në spital dhe u bëri thirrje afrikano-jugorëve që ta mbanin muzikanten në lutjet e tyre.

Ajo ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në një spital të Johanesburguy.

Exit mobile version