Site icon PrishtinaPress

Ndahet nga jeta ish-rektori dhe profesori Zenel Kelmendi

Është ndarë nga jeta ish-rektori dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Zenel Kelmendi, në moshën 86 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot.

“Me pikellim te thelle njoftojme te gjithe familjaret, miqte, dashamiret qe sot nderroji jete me i dashuri yne prof. Zenel Kelmendi Varrimi i te ndjerit behet sot me date 09.08.2023 ne ora 18:00 ne Prishtine te varrezat ne Arberi”, thuhet në njoftim.

“Do te na mungojne perjetesisht dashuria, sinqeriteti dhe keshillat e tij. Perhere do te mbetesh ne zemrat dhe kujtimet tona! Lamtumire shok!”.

Ai ishte rektor i Universitetit të Prishtinës, nga viti 1997 deri në pensionimin e tij në vitin 2007.

Exit mobile version