Profesori universitar Shefki Sejdiu, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Sejdiu ka qenë edhe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.
“Varrimi bëhet me datën 24.07.2023 ne orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.”
Profesor Sejdiu ishte profesor në Degën e gjuhës dhe letërsisë franceze në Universitetin e Prishtinës, ku ka ligjëruar Historinë e gjuhës frënge me frëngjishte të vjetër, dhe Gjuhë latine.
Po ashtu, ai ka edukuar breza të tërë duke dhënë mësim në rrethinën e Kumanovës, në Gjimnazin e Podujevës si dhe në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Profesori Sejdiu ka qenë pjesë e disa asociacioneve shkencore ndërkombëtare