Aktorja e famshme e telenovelave meksikane, Edith González, ndërroi jetë ditën e sotme (13 qershor) në moshën 54-vjeçare.
Dy vite më parë, ylli i “Salomé” përjetoi një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e kancerit dhe për këtë arsye iu nënshtrua kimioterapive dhe mjekimeve. Ndonëse për pak kohë u duk sikur González e fitoi betejën për të jetuar, në fakt këtë vit gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm.
Edith Gonzalez u bë e njohur për publikun shqiptar pas telenovelës së famshme të viteve 2000, “Salomé”. Karriera e saj nisi qysh herët, saktësisht në vitet ’70 me role episodike, për t’u shndërruar më pas në një prej aktoreve më të famshme të telenovelave meksikane.