Home Edukim Ndahen shpërblimet për nxënësit fitues të garave vendore dhe ndërkombëtare

Ndahen shpërblimet për nxënësit fitues të garave vendore dhe ndërkombëtare

Nxënësit fitues të garave në nivel vendi dhe atyre në nivel ndërkombëtar u bashkuan sot në një ceremoni kremtimi nën praninë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të cilët i ndanë fituesve mirënjohje e shpërblime simbolike.

Duke vlerësuar të arriturat e të rinjve tanë, kreu i qeverisë tha se këtyre fitoreve u shtohet edhe më shumë vlera, duke qenë nga fushat e matematikës dhe fizikës.

 

“Këto rezultate nga gara me bashkëmoshatarët tuaj nga vende të ndryshme të botës, janë dëshmi për potencialin që ju e keni. Andaj ushqejeni këtë potencial vazhdimisht e realizojeni plotësisht talentin, dhe imagjinatën, dhe kreativitetin tuaj”, u shpreh ai.

Exit mobile version