-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndahen nga 500 euro për policët që u plagosën në Veri të Kosovës

Sindikata e policisë së Kosovës ka njoftuar se kanë marrë vendim që nga 500 euro t`i ndahen secilit pjesëtar të policisë së Kosovës që u plagosën dhe u lënduan në verin e Kosovës.

Po ashtu, sipas kësja sindikate nga 500 euro do të ndahen edhe për policët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e Këshillit Drejtues
Me datë 06.03.2024 Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar listat e propozuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe nga Shoqatat Sindikal për zyrtarët policorë të cilët janë plagosur dhe lënduar në veri të Kosovës dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.
Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues, me shumicë të votave, ka marr vendim që nga listat e përpiluara të ndahen për secilin nga pesëqind (500) euro, për të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, kurse ata që nuk janë anëtar të kontaktohen dhe t’ju mundësohet pranimi i kësaj ndihme në momentin që e bëjnë deklarimin e anëtarësimit në sindikatë.
Mjetet financiare do të ndahen nga donacioni i dhuruar nga fondi humanitar GOLDEN EAGLE dhe nga fondi i anëtarësisë së SPK-së.
Për fondin humanitar të dhuruar nga fondacioni GOLDEN EAGLE, Sindikata e Policisë së Kosovës falënderon publikisht donatorin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img