Site icon PrishtinaPress

Ndahen 5 milionë euro për blerjen e druve për familjet me asistencë sociale, Murati jep sqarime

Ministria e Financave sot ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, gjatë fjalës së tij përmendi të arriturat e kësaj qeverie sa i përket mirëqenies së qytetarëve.

Ai po ashtu tha se sot do të mbështesin familjet me asistencë sociale për blerjen e lëndëve djegëse.

“5 milionë euro kemi nda, ku qeveria do të mundësoj masën për blerjen e lëndëve djegëse për familjet me asistencë sociale. Jemi dhe do të mbetemi qeveri që udhëheq e mbështet dhe nuk lë askënd mbrapa”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati tha se në kuadër të kësaj mase për një familje katër anëtarësh do të jepen 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes.

Përfitues të kësaj mase siç tha Murati do të jenë familjet me asistencë sociale.

“Masa më e fundit është kjo për familjet me asistencë sociale ku do të përftojnë për mbështetje shtesë për blerjen e lëndës djegëse, për stinën e dimrit… Pakoja energjetike emergjente është mbështetë nga Bashkimi Evropian. Janë 5 milionë euro të alokuara për këtë masë. Qendrat për punë sociale i kanë familjet me asistencë sociale. Për një familje katër anëtarësh janë 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes, që i bien gjithsej 240 euro për një familje katër anëtarësh. Ai po ashtu tha se janë në proces të verifikimit të familjeve, ku janë diku 21 mijë familje

”, ka thënë Murati.

Exit mobile version