Site icon PrishtinaPress

Navalny: Në burg më torturojnë me fjalime të Putinit me zë të lartë

Alexei Navalny, kritiku më i madh i Vladimir Putinit ka treguar metodën e re që rojet e burgut kanë gjetur për ta torturuar.

Navalny, i cili  po vuan aktualisht dënimin prej 11 vitesh në Melekhovo, ka bërë së fundmi një postim në Twitter pas lajmeve të fundit që flasin për përkeqësim të shëndetit të tij.

Në postimin e tij, opozitari rus tregon se forma e re e torturës për të konsiston në detyrimin për të dëgjuar fjalimet e presidentit rus Vladimir Putin me volum të lartë. Madje, sipas tij, prej disa ditësh fjalimet e Vladimir Putinit janë transmetuar nga altoparlantët në të gjithë ndërtesën.

“Shumë kohë më parë, lexova në disa histori detektivësh spiunësh se si ata torturonin të burgosurit duke vendosur me zë të lartë poezitë e Mao Ce Dunit. Me sa duket, dikush në burgun tonë duhet ta ketë lexuar edhe këtë libër,” shtoi Navalny në ankesën e tij në Twitter.

Më konkretisht, ai tregon se po transmetohen deklaratat që presidenti rus ka bërë pas fillimit të luftës (operacion special, siç e përcakton vetë numri një në Kremlin) në Ukrainë.

Në përfundim të postimit të tij, aktivisti rus, duke iu referuar një fraze Putini përsërit shpesh, shkruan:

Ne nuk e filluam luftën, ata filluan luftën dhe ne po përpiqemi t’i japim fund. Sa herë që e dëgjoj, mendoj: bëra gjithçka siç duhet, më mirë të jem në burg sesa t’i nënshtrohem këtij lloji pushteti. Kështu që tund kokën nga paturpësia e një gënjeshtre të tillë. Pastaj bie në gjumë i lumtur.

Exit mobile version