-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

NATO: Shpërthimet në Nord Stream nxisin brengë të madhe

NATO është deklaruar lidhur me shpërthimet në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2.

Aleanca Veri-Atlantike i ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare, që t’i bashkohen deklaratës së përbashkët, transmeton Telegrafi.

“Dëmet në gypat e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2 në ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik, nxitin brengë të madhe. Të gjitha informacionet flasin që bëhet fjalë për një sabotim – pra veprim i qëllimshëm”, thuhet në kumtesë.

Rrjedhja shkakton dëme të mëdha në ambient, e për këtë NATO mbështet hetimet që aktualisht edhe po zhvillohen për të përcaktuar shkakun.

“Si aleatë, jemi zotuar të përgatitemi për të penguar dhe mbrojtur kundër përdorimit të forcës mbi prodhuesit e energjisë dhe të mbrojmë kundër taktikave tjera hibride. Çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës së rëndësishme të Aleatëve, do të përballet me një përgjigje unike dhe vendimtare”, thuhet ndër tjera në njoftimin e NATO-s./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img