Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka treguar se çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Ukrainë, përcjell Gazeta Express.
Rreziku i luftës, Stoltenberg thotë se është real, raporton The Guardian.
“Ka shumë në rrezik në krizën e sotme; rreziku i konfliktit është real. Rusia po e përdor forcën dhe ultimatumet jo vetëm për t’i rivizatuar kufijtë në Evropë, por për të provuar që ta rishkruajë të gjithë arkitekturën globale të sigurisë”, tha ai.
Tensionet në Ukrainë janë rritur si kurrë më parë, ndërsa dekreti i presidentit rus, Vladimir Putin për t’i njohur si të pavarura dy rajonet e pushtuara separatiste në veri të Ukrainës, i dha leje forcave ruse të futen andej.