0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

NATO reagon pas deklarimeve të Vuçiqit ndaj Kosovës

KFOR mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij për të siguruar mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës.

Kështu thuhet në një përgjigje zyrtare të NATO-s për Klan Kosovën, pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi një konflikt i ngrirë mund të eskalojë.

“Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij të KB për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës, që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për stabilitetin në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img