3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

NATO: Populli i Kosovës duhet të jetë krenar për arritjet e tij

Ndihmës asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, John Manza, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, ishte sot i pranishëm në zbulimin e pllakës memoriale në nderim të ushtarëve të KFOR-it të rënë në mision.

Në fjalimin e tij, Manza tha se KFOR-i në bazë të mandatit të tij në kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i suksesshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s më kërkoi t’i them disa mesazhe në emër të tij. Siç e dini, NATO ka udhëhequr misione paqeruajtëse për rreth 19 vite me rradhë.  Sipas mandatit të tij, në bazë të rezolutës 1244, KFOR-i vazhdon të jetë i suksesshëm në këtë mision. Në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s më lejoni të theksoj falënderimin për këtë monument sot në Prishtinë”, u shpreh Manza.

Ai shtoi se gjithë kjo arritje e këtij misioni do të ishte thuajse e pamundur pa ndihmën edhe të popullit të Kosovës, për të cilin ai shprehi falënderime.

Tutje, Manza tha se kosovarët duhen të jenë krenarë për atë që kanë arritur, dhe se KFOR-i do të vazhdojë përkushtimin e tij në sigurimin e paqes në Kosovë.

“Kosovarët duhet të jenë krenarë për atë që kanë arritur. Ne do të mbetemi  të përkushtuar në Kosovë, do të vazhdojmë që të bëjmë një gjë të tillë edhe për në vitet në vijim”, përfundoi Manza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img