Site icon PrishtinaPress

NATO i ndihmon BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, siguron Stoltenberg

NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference after convening an online NATO leaders summit at NATO headquarters in Brussels, Friday, Feb. 25, 2022. U.S. President Joe Biden and his NATO counterparts will seek Friday to reassure member countries on the alliance's eastern flank that their security is guaranteed as Russia's large-scale invasion of Ukraine closes in on the capital Kyiv. (AP Photo/Olivier Matthys)

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ndihmon në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një përgjigje për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Stoltenberg u shpreh se NATO-ja është e angazhuar t’i ndihmojë përpjekjeve diplomatike të Bashkimit Evropian në dialogun e Brukselit.

“Ne, NATO-ja, kemi KFOR-in në Kosovë, kemi selinë në Sarajevë, ne bashkëpunojmë për së afërmi me BE-në. NATO punon për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, dhe ndihmon përpjekjet e BE-së në dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Sekretari Gjeneral.

“Ne po ashtu punojmë me BE-në në Bosnje-Hercegovinë. Kemi shtete anëtare të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Prandaj, Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm dhe do të vazhdojmë të përqendrohemi në rajon”.

Stoltenberg rikujtoi se NATO-ja ndihmoi për t’i dhënë fund luftave brutale të viteve 1990 në Ballkan.

Muaj më parë, në dritë të tensioneve të gjeneruara në pjesën veriore të Kosovës, Sekretari Gjeneral i NATO-s e ftoi kryeministri kosovar, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel, për të diskutuar domosdoshmërinë e uljes së tensioneve mes dy vendeve.

Stoltenberg është shprehur i prerë se po qe se kërcënohet siguria dhe lëvizja e lirë në Kosovë, misioni paqeruajtës i NATO-s, përkatësisht KFOR-i, do të intervenojë./Prishtinapress/

Exit mobile version