7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

NATO i jep mbështetje propozimit franko-gjerman

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina, në një prononcim për transmetuesin publik, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të vazhdojë implementimin e mandatit për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Colomina ka thënë se NATO-ja e mbështetë planin franko-gjerman.

Colmina deklaroi se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësisë strategjike për aleancën.

”Kjo është rikonfirmuar në shumë raste dhe posaçërisht në konceptin e sigurisë të cilin e kemi diskutuar në samitin në Madrid në vitin 2022 dhe kjo është porosia që gjithnjë e sjellë në rajon dhe të cilën e kam sjellë edhe me këtë rast”, tha ai.

Colomina tha në këtë intervistë se KFOR-i është i gatshëm të vazhdojë implementimin e mandatit për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

“Nuk është koincidencë që operacioni jonë më i gjatë i sigurisë është këtu. KFOR-i me më shumë se 3700 ushtarë është i gatshëm ta vazhdojë implementimin e mandatit i cili u caktua me rezolutë që të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt dhe lëvizja e lirë e të gjitha komuniteteve që janë në Kosovë”, tha ai.

Colomina tha se NATO e mbështet dialogun dhe planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të ecur përpara.

“Është edhe një porosi e dytë të cilën kam ardhur ta përcjellë. Në vitin 2022 kemi parë nivele shumë të larta të tensioneve në rajon dhe kjo ka rritur brengat e aleancës rreth sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Kemi punuar në zbutjen e këtyre tensioneve, posaçërisht në dialogun me ndërmjetësimin e BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës. Besojmë se tani është koha të gjemë një zgjidhje afatgjate politike për të gjitha ato tensione. Kemi dëshiruar ta shprehim përkrahjen tonë, jo vetëm për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së por edhe për planin e ri, të ashtuquajturën “inicicativë franko-gjermane” e cila u përkrah nga Bashkimi Evropian dhe i cili i është paraqitur edhe Serbisë edhe Kosovës”, tha ai.

Ai ka shtuar më tej se e ka bërë të qartë se NATO e përkrah at plan dhe se këtë porosi ia ka përcjellë edhe kryeministrit, Kurti edhe presidentit Vuçiq dje në Beograd dhe se presin nga ata që ta implementojnë atë plan sa më shpejtë të jetë e mundur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img