-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

NATO: Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur

Një zyrtar i NATO-s ka thënë të enjten se hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur.

“Komandanti i KFOR-it ka autoritetin primar për përdorimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999″.

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai për REL.

Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, e cila ofron shërbime për aeroplanët civilë gjatë fluturimit në hapësirën ajrore të Kosovës me qëllim të aterrimit dhe ngritjes nga Aeroporti i Prishtinës.

Ndërsa, hapësira e lartë ajrore nga 6,250 e më lart, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014, është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it, i cili ofron shërbimet teknike të kontrollit të trafikut në këtë lartësi.

Kjo për shkak se Kosova ende nuk ka arritur kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

Njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të kërkojë nga NATO-ja mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët rusë.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur REL-it lidhur me këtë çështje.

Kufizimet e hapësirës ajrore për avionët rusë

Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka vendosur më 27 shkurt disa sanksione ekonomike kundër Rusisë, duke përfshirë edhe mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët rusë.

Të mërkurën, më 2 mars, njëjtë kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara.

Vendimin e njëjtë e kanë marrë edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Mali i Zi ka nisur procedurën për marrjen e vendimit për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë, kurse kundër një vendimi të tillë janë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img