1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

NATO është i gatshëm për ndërhyrje operative në Ballkanin Perëndimor

Aleanca ushtarake Perëndimore, NATO, është i gatshëm të ndërhyrë në mënyrë operative në Ballkanin Perëndimor kur ka nevojë për të penguar konfliktet ndëretnike e për të promovuar siguri e stabilitet.

Kështu ka shkruar gazet Veçernje e Zagrebit duke u thirrur në një dokument sekret të Aleancës ushtarake Perëndimore.
Ky dokument është miratuar në nivelin e ministrave të Punëve të Jashtme e në të detajisht përshkruhen dy lloje kërcënimesh me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit Perëndimor – sjellja destabilzuese e Rusisë dhe ekstremizmi në rritje e radikalizimi si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.
Në pjesën ku flitet për rreziqet, theksohet se rrezik është qasja e Rusisë ndaj popullatës serbe në rajon. Mesazhet ruse jehonën më të madhe e kanë në te serbët, thuhet në dokumentin sekret.
NATO po studion shtimin e aktiviteteve ruse në Ballkanin Perëndimor që përfshijnë sjelljet destabilzuese. Fjala është për kombinimin e mesazheve, ndërtimin e lidhjeve me përfaqësuesit e elitave, investimet në energjetikë dhe në sektorin e medieve.
Rusia ofron ndihmë politike e ekonomike për etnitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë për të penguar rrugën evropiane të këtij shteti , theksohet në dokument.
Kryetari i RS-së Milorad Dodik, thotë NATO, po rrënon integrime euroatlantike të B e H – së, gjë që vërehet edhe në shpalljen kohë më parë të referendumit të paligjshëm por edhe te fakti se entiteti tij refuzon të regjistrojë patundshmëritë ushtarake.
Në përfundimet e dokumentit theksohet se NATO i jep përkrahje të plotë rrugës europiane të Maqedonisë e B e H-së dhe e përkrah fuqimisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë e të Kosovës.
Ky dialog ka efekt pozitiv në stabilitetin rajonal, përfundon NATO duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës është i ndërlidhur me stabilitetin e gjithë rajonit.
Në pjesën për Serbinë theksohet se përkrahje e serbëve për NATO- n është shumë e ultë, gjë që është pasojë e bombardimeve të NATO-s.
Përkundër kësaj, theksohet se NATO e di se ka nevojë për më shumë nxitje të fuqishme më shumë se kurrë për bashkëpunim politik me Serbinë, ndërsa vizita kohë më parë e kryeministrit Vuçiq në selinë e Aleancës përmendet si shembull mbi të cilin duhet ndërtuar zhvillimin e marrëdhënieve.
NATO nuk ka dilema rreth asaj se duhet të investojë përpjekje dhe të përkrahë përmirësimin e marrëdhënieve rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Dokumenti është hartuar në fillim të dhjetorit në kuadër të samitit të qershorit të NATO-s në Varshavë, formulimet në të janë harmonizuar të gjitha shtetet anëtare, 28 sosh, të NATO-s

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img