0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“NATO do të dalë me raport përfundimtar”, Konjufca: Edhe SHBA e Gjermania po bëjnë hetime për Banjskën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se aleanca ushtarake perëndimore, NATO “do të dalë me një raport përfundimtar” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Konjufca tha se hetime për rastin po bëjnë edhe EULEX-i, SHBA-ja e Gjermania.

Ende hetimet nuk kanë përfunduar. Dhe secili shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s është duke i bërë hetimet e tyre edhe nacionale. Pra, Republika e Kosovës do ta ketë një hetim përfundimtar, NATO-ja do të dalë me një raport përfundimtar, EULEX-i, misioni i Bashkimit Europian del me raportin e vetë të pavarur, shtetet nacionale, secili është duke i bërë hetimet e veta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania me institucionet e tyre që i kanë në Kosovë, secili edhe në baza nacionale është duke i bërë hetimet e veta”, tha kryeparlamentari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img