Site icon PrishtinaPress

NATO aktivizon planin e mbrojtjes, Stoltenberg: Lufta është tashmë në Europë

“Rusia ka sulmuar Ukrainën dhe ky është një akt i rëndë lufte. Ajo që kishte thënë prej muajsh tashmë ndodhi. Është një moment i vështirë për në, lufta tashmë është në Europë”, kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO gjatë një deklarate për shtyp.

Shefi i NATO shtoi gjithashtu se aleanca do të dërgojë trupa shtesë në kufijtë e saj lindorë, por jo në Ukrainë.

“Në ditët në vijim do të dërgojmë trupa shtesë në lindje, ku tashmë ndodhen mijëra ushtarë. Pas ndërhyrjes ushtarake ruse kemi aktivizuar planin e mbrojtjes së NATO që iu jep më shumë autoritet komandantëve në terren. Për momentin nuk ka trupa të NATO në Ukrainë dhe nuk kemi asnjë plan apo qëllim për të dërguar ushtarë atje”, shtoi Stoltenberg.

Exit mobile version