Një nga programet më të ndjekura për Botën, historinë, natyrën dhe kulturën, është National Geography.
Formati holandez i këtij programi ka listuar Kosovën të parën në listën e vendeve që duhen vizituar gjatë pushimeve.
Autori i artikullit, Kevin Van Huët përshkruan Kosovën si një vend jo të shtrenjtë, me popullsi jashtëzakonisht të re dhe shumë energji pozitive.
Van Huët përmend lokalet e Prishtinës për kafe, dhe Pejën, Gjakovën e Prizrenin për shëtitje malore, raporton Indeksonline.
Në listë janë gjithashtu vende si Islanda, Jordania e Shri Lanka.
Ky është përshkrimi i Van Huët:.

Ky është përshkrimi i Van Huët:
Le të gërmojmë menjëherë një perlë tjetër të Evropës Lindore. Pse Kosova? Unë do t’ua shpjegoj. Kosova nuk është vetëm vendi më i ri në Evropë (e shpalli pavarësinë në vitin 2008), por ka edhe popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se shtatëdhjetë për qind e njerëzve atje janë më të rinj se 35 vjeç. Me kaq shumë të rinj, nuk mund të ndodhë ndryshe që qytetet (sidomos qytetet) të gumëzhojnë nga gëzimi.Ka shumë restorante në kryeqytet, Prishtinë, si Soma Book Station, dhe me siguri do të bëni miq në një nga bujtinat. Ata që pëlqejnë ecjen mund të vendosin qytetin e Pejës në listë dhe Prizreni e Gjakova gjithashtu ia vlen të vizitohen. Mund të marrësh me qira një makinë për një shumë të vogël dhe mund të paguash edhe në euro, gjë që është e bukur dhe e lehtë.