Isamir Gashi, 40 vjeçar nga Prizreni punon si grumbullues i mbeturinave në orarin e natës, e shpeshherë edhe në ndërrimin e fundit, puna e së cilit përfundon në orën 3 të mëngjesit.
Për të parë momente interesante gjatë punës së tij nëpër rrugët e Prizrenit, qëndruam me të deri pasmesnate, ku ndër të tjerash ndau rrëfime nga jeta e tij private e pasionet e aktivitetet e tjera që i bën.