Xhuli Nura është njëra nga banoret që ka arritur në finale të Big Brother VIP Kosova.
Në finale sikurse të tjerëve konkurrentë, asaj iu bënë disa surpriza të mëdha dhe mjaft të bukura.
Të njëjtës fillimisht iu lëshua një klip, ku ishin e gjithë familja bashkë me Big Mamën duke treguar mbështetjen e tyre për Xhulin nga Finlanda.
E më pas, modelja nga Drenica u dërgua në një ambient krejtësisht tjetër, ku në mure ishin të ngjitura disa fotografi, kujtime të Nurës nga fëmijëria.
Më tej, Xhuli gjithashtu mori dhuratë një unazë nga vëllai i saj, si një grua e fortë që i ka kaluar të gjitha sfidat.
Ajo po ashtu u tha se do të bëhet imazh i M&Sillosi për një periudhë njëvjeçare./Telegrafi/