Site icon PrishtinaPress

Nasser Al-Khelaifi i përfshirë në blerjen e Manchester United

Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani këtë javë bëri ofertën e tij të pestë dhe të fundit për të blerë Manchester United.

Raportohet se Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ofertën e propozuar të Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani.

Sipas The Athletic , si pjesë e ofertës së tij për të blerë United, skuadra e Jassim fillimisht u konsultua me Al-Khelaifi për këshilla mbi vlerësimin e United, pasi Glazers donin 6.4 miliardë funte për klubin.

Al-Khelaifi i PSG, ka pasur një rol këshillues për ofertën e Sheikh Jassim, është takuar edhe me Glazers and Raine Group, për të diskutuar blerjen e propozuar. Glazers kanë kontaktuar Al-Khelaifi në një përpjekje për të bindur Jassim për të rritur ofertën e tij, e cila mund të jetë më afër asaj që pronarët aktualë të United kërkojnë.

Oferta e pestë e Jassim besohet të jetë rreth 5 miliardë funte.

Exit mobile version