NASA po sjell në tokë monstrat nga ekseprimentet e saj në lidhje me rritjen e bimëve. Të gjitha këto po kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor si pjesë e misionin të 27-të komercial të SpaceX për furnizimin e shërbimit.
Mostrat shkencore do të transportohen në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, ku shkencëtarët do të kryejnë analiza shtesë përpara ndikimit të plotë të gravitetit.
Siç thekson agjencia amerikane e hapësirës, aftësia për të rritur bimë në hapësirë për ushqim të freskët dhe për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të jetesës së anëtarëve të ekuipazhit është “çelësi” për misionet e ardhshme afatgjatë.
Studiuesi Veg-05 rriti domate në objektin Veggie të stacionit, për të ekzaminuar efektet e dritës dhe cilësisë së plehrave në prodhimin e frutave, sigurinë mikrobike dhe vlerën ushqyese.
Struktura, një serë në miniaturë, mund të përshtatet për të ofruar produkte të freskëta për ata që nuk kanë akses në të korrat në Tokë dhe për fitoterapi për të moshuarit ose me aftësi të kufizuara.
Ekuipazhi kreu tre korrje në ditët 90, 97 dhe 104 duke ngrirë domatet së bashku me mostrat e ujit dhe njollat e materialit të rritjes.