Raketa e NASA-s e cila planifikonte nisjen për në Hënë ka dështuar të nisë fluturimin sërish si shkak i një rrjedhje të rrezikshme të karburantit.
Përpjekja e parë për ngjitje në Hënë u anulua gjithashtu për rrjedhje hidrogjeni, por rrjedhjet ishin në vende tjera të raketës 98 metërshe, më e fuqishmja e ndërtuar ndonjë herë nga NASA.
Tashmë nuk dihet saktë se kur NASA do të provojë sërish nisjen për në Hënë, por riparimet e shumta në raketë mund ta shtyjnë fluturimin për në tetor.
Ndërsa, sipas AP, drejtori i lëshimit të raketës, Charlie Blackweel-Thompson bashkë me ekipin e tij tentuan që rrjedhjen e karburantit por ishte e pamundur.
Nëse demonstrimi pesë-javor do të ketë sukses, astronautët mund të fluturojnë rreth Hënës në vitin 2024 dhe të zbresin në të në vitin 2025.