1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

NASA prezanton kostumin e ri hapësinor që do ta veshin astronautët në Hënë

NASA ka prezantuar kostumin e ri hapësinor që do të veshin astronautët për të eksploruar Hënën nën programin Artemis.

Krijuar nga Axiom Space, kostumi i ri është krijuar për të përmirësuar lëvizshmërinë për astronautët që do të shkojnë në sipërfaqen hënore.

I zhvilluar për misionin Artemis III, ku pritet që gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë të ecin në Hënë, kostumi prototip u prezantua në një ngjarje të mërkurën, më 15 mars.

 

Prototipi përfshin një mbulojë gri të errët, që u dizajnua nga stilistja Esther Marquis, e cila punoi për serialin televiziv “For All Mankind”, por kostumi aktual do të jetë i bardhë për arsye termike.

“Partneriteti i NASA-s me Axiom është kritik për zbarkimin e astronautëve në Hënë dhe vazhdimin e udhëheqjes amerikane në hapësirë. Duke u bazuar në vitet e kërkimit dhe ekspertizës së NASA-s, kostumet hapësinore të gjeneratës së ardhshme të Axiom jo vetëm që do t’i mundësojnë gruas së parë të ecë në Hënë, por gjithashtu do të hapin mundësi për më shumë njerëz për të eksploruar dhe kryer shkencë në Hënë si kurrë më parë”, tha Administratori i NASA-s. Bill Nelson.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img