1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

NASA ka publikuar për festat e fundvitit një foto të vërtetë nga hapësira

Në një imazh të ri të NGC 2264 nga Observatori i NASA-s me rreze X, Chandra, bëhen të qarta pamjet e një peme kozmike që formohet nga një numër i madh i yjeve.

Ky grumbull yjesh, me moshë dhe madhësi të ndryshme, ndodhet rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.

Madje, thuhet se madhësia e disa prej tyre shkon deri në shtatë përmasa diellore.

Forma e kësaj peme kozmike jep iluzionin e një peme të Krishtlindjes, me yjet që shkëlqejnë si drita dekorative.

Për të theksuar ngjashmërinë me pemën, të dhënat optike nga teleskopi tregojnë edhe gazin dhe mjegullnajën e gjelbër me rreze të kuqe.

Yjet e rinj si ata në NGC 2264, janë të paqëndrueshëm dhe pësojnë ndezje të forta në rreze X, dhe lloje të tjera variacionesh që shihen në dritë, raporton NASA.

Variacionet e paraqitura në këtë imazh, megjithatë janë artificiale, kanë theksuar vendndodhjen e yjeve dhe ngjashmërinë e imazhit me një pemë.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img