Qendra hapësinore amerikane, NASA, ka emëruar 4 personat të cilët do të udhëtojnë në hënë, pas një pauze 50-vjeçare.
Christina Koch, do të jetë gruaja e parë e cila do të jetë pjesë e këtij udhëtimi, ndërsa Victor Glover, do të jetë personi i parë me ngjyrë.
Ata do t’i bashkohen Reid Wiseman dhe Jeremy Hansen në udhëtimin që do të fillojë në fund të vitit të ardhshëm apo në fillim të vitit 2025, raporton BBC përcjell PrishtinaPress.