Bota e sportit vazhdon të bëjë thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë.
Një gjë e tillë është parë edhe mbrëmë në ndeshjen kampionale në Itali ndërmjet Napolit dhe Milanit, shkruan “Gazeta Express”.
Tifozët në tribuna shfaqën parulla me shkrimin “Ndal luftën”, ndërsa e shfaqën mbështetjen për Ukrainën, e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia.
Ndërkohë, në stadiumin “Diego Armando Maradona” u lëshua edhe kënga “Imagine” e John Lennon, e cila bën thirrje për paqe dhe harmoni në mes të njerëzve.
Bota e sportit e ka dënuar vazhdimisht luftën e nisur në Ukrainë.
E Rusia është shpallur “non-grata” në sport.
Shumica e sporteve e kanë përjashtuar përkohësisht Rusinë.
Ndërsa, të gjitha aktivitetet sportive ndërkombëtare, të parapara të zhvillohen në Ukrainë, janë anuluar.