Kjo nuk është hera e parë që në Napoli ndodh kjo gjë. Cristiano Ronaldo ishte goditja e verës në merkato.
Sulmuesi portugez u transferua nga Real Madrid te Juventusi dhe në Napoli nuk është pritur aspak mirë kjo gjë.
Në të gjithë qytetin jugor italian kanë nisur shitjet e një letre higjjenike që ka foton e sulmuesit me fanelën bardhezi.
Kjo nuk është hera e parë që në Napoli ndodh kjo gjë.
Para dy vitesh, letrat higjjienike shiteshin me fytyrën e Gonzalo Higuain, i cili la Napolin pikërisht për Juventusin, transmeton “TCH”.
Në sezonet e fundit është ndezur shumë rivaliteti mes Juventusit dhe Napolit, skuadra që kanë luftuar për titullin kampion këto vite, në mungesë të Interit dhe Milanit.